TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” shkruan se gjatë varrimit të Kacifas ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar.
Më tej ish-kryeministri e quan akt primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor për qëllime raciste e antishqiptare por dhe heshtjen e autoriteteve shqiptare dhe të atyre greke para përdhosjes së territorit shqiptar.
Reagimi i Berishës:
Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar!
Të dashur miq, sot grupe ekstremistësh grek, racistë primitiv antishqiptarë përdhosën territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata varrosën me parulla luftënxitëse, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra në një përpjekje të armatosur me policinë shqiptare.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor nga ekstremistë, fanatikë për qëllime raciste dhe antishqiptare.
Dënoj heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shëmtuar, ndërkombëtarisht të dënueshëm dhe që sot heshtin për turpin e tyre. TPZ.AL