SPORT, 6 Korrik 2018, 16:39

Shtetësia e dyfishtë, Zvicra mendon përjashtimin e shqiptarëve

Shtetësia e dyfishtë, Zvicra mendon përjashtimin e

Shqiponja e dy futbollistëve shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në ndeshjen kundër Serbisë bëri jehonë në të gjithë botën. Mirëpo futbollistët me origjinë shqiptarë tashmë duhet të vujanë edhe pasajat për ta gjest. Pas gjobës nga FIFA, mediat zviceranë raportojnë se Federata Zvicerane e Futbollit është duke planifikuar përjashtojë futbollistët me shtetësi të dyfishtë.

“Zvicra Duhet t’i bëjë pyetje vetes nëse duhet të ndalojë shtetësinë e dyfishtë që të përfaqësojnë ekipin kombëtarë të futbollit. Incidenti në ndeshjen Serbi-Zvicër tregoi se ka një problem. Duhet të pyesim veten se a duam shtetas të dyfishtë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit, Meisher.

Ai gjithashtu hodhi idenë se Federata duhet të ofrojnë programin mbështetës për futbollistët e rinj, vetëm për ata që janë të gatshëm të heqin dorë nga nënshtetësia e dyfishtë. Sipas tij nëse një ditë Shqipëria, Bosnja dhe disa vende të tjera nga Afrika marrin pjesë në botëror, Zvicra mund të ngelet duar bosh, pasi do i stërvitë trajnojnë lojtarët dhe në fund fare ata do të shkojnë të luajnë me kombëtaret e tyre. Për këtë ai sjell si provë rastin e Ivan Rakitic, i cili u lind dhe u rrit në Zvicër dhe më pas preferoi të luajnë në kombëtares e Kroacisë, tek e cila në këtë botëror është një nga lojtarët kryesor.

“Federata Zvicerane e Futbollit është duke e menduar seriozisht mundësinë e përjashtimit të lojtarëve që do të kenë dy nënshtetësi, ata duhet të zgjedhin për të mbajtur vetëm njërën prej tyre”, ka thënë përfunduar sekretari i përgjithshëm.