AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 23:09

Kokëdhima: Rilindja është një organizatë kriminale, ka blerë votat në mbarë vendin

Kokëdhima: Rilindja është një organizatë kriminale, ka


Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Koëdhima, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”,  u shpreh se Rilindja,  nuk i ka blerë votat vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë.

Kokëdhima thekson se Rilindja është një organizatë kriminale në pushtet. Ai shtoi se përgjimet nuk po dënohen, sepse kjo qeveri ka me vete prokurorinë dhe gjykatat.

“Ajo që ka ndodhur në Dibër ka ngjarë në të gjithë Shqipërisë. Këtu qeveria ka bashkëpunuar me bandat dhe kriminelët. Kjo ka ndodhur jo vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë. Qeveria ka me vete edhe Prokurorinë, edhe gjykatat. Ky është një shtet kriminel. Prokurorët nuk hetojnë, sepse është një pushtet i zotëruar politikisht”, tha Kokëdhima.