AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 23:22

Kokëdhima: Rama është një i vdekur që ecën, kartë e djegur, person i diskretituar

Kokëdhima: Rama është një i vdekur që ecën,


Koço Kokëdhima, mentori dhe një nga njerëzit që dikur ka qenë më afër Edi Ramës, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se tashmë Edi Rama është thjesht “një i vdekur që ecën” dhe “një kartë e djegur”. Kokëdhima tha se është i zhgënjyer, që personi që ka mbështetur, ka rezultuar një dështim për popullin.

“Edi Ramën e këshillojnë servilët, lajkatarët. Nuk ka njerëz me integritet, por ata që i bëjnë qejfin. Ai është një i vdekur që ecën, një kartë e djegur, një person i diskretituar.

Ai politikisht ka marrë fund, nuk ka të ardhme politike për këtë njeri. Ne jemi në një vend jo demokratik, por politika ka ligjësi.

E kam bërë një autokritikë, kam kërkuar ndjesë publike, që kam mbështetur një njeri që rezultoi një dështim për popullin”.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/06/20/kokedhima-rama-eshte-manjak-per-pushtet-dhe-pasuri-kam-shume-informacion/