TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë kanë ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë tre shtetas si dhe proceduar penalisht dy të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
S.H., 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.
Z.V., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Gj.P., 63 vjeç, banues në Shkodër, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.
Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe shtetasit:
Gj.N., 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
E.J., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatorë me 4 fishekë pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” “Mbajtje pa leje e armëve sportive”.