TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thomas Strakosha ishte vendimtar me disa pritje në ndeshjen ndaj Turqisë, por gaboi në momentin e fundit me një dalje të gabuar aty ku përfituan turqit dhe e çuan topin në rrjetë. Në një prononcim pas ndeshjes, Strakosha u shpreh se ndihet keq pasi skuadra kishte nevojë për të.
“Nuk e ëndërroja fare këtë mbrëmje. Çunat luajtën shumë mirë, kishin nevojë për mua në fund dhe nuk munda t’i ndihmoja. Më vjen shumë keq.
Shokët e skuadrës? Erdhën më folën të gjithë dhe jemi një ekip dhe kush gaboi nuk duan ta bëjnë më keq. Jam 24 vjeç dhe nuk duhet të bëj këto gabime. Kam eksperiencë. Më vjen gjynah që këtë gabim e bëra me ekipin Kombëtar.
Mesazh nga babai? Fola pas ndeshjes dhe e di që kam gabuar. I ka ndodhur edhe atij por do t shohim para”, tha Strakosha.