TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapiteni i Kombëtares, Ledian Memushaj u shpreh i zhgënjyer pas ndeshjes kundër Turqisë. Mesfushori vlonjat u shpreh se Shqipëria kishte mundësi të bënte më shumë këtë ndeshje.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe e dinim që do të ishte e vështirë. Duhet t’i shfrytëzonim mirë. E dinim që do të kishim raste dhe kishim. Pësuam një gol që nuk e meritonim. Mund të bënim më mirë pasi kishim mundësi, sidomos në minutat e fundit. Mund të merrnim barazimin.
Nuk mendoj se e meritonim të humbisnim, barazimi ishte rezultati më i saktë, patëm raste e duhej t’i shfrytëzonim por nuk e meritonim, mungonte të fusnim topin ën portë.
Ndeshja ishte e rëndësishëm edhe për ne e ata, kishte pak tension, e kishim përgatitur mirë, edhe në fund patëm rast e për të shënuar, kur nuk e bën pastaj në fund e pësuam. Besoj se kemi bërë ndeshje të mirë dhe marrim shumë gjëra pozitive, duhet t;i shoshim ët gjitha dhe ti bëjmë pozitive,. E dimë që është e vështirë do ta shohim ndeshjen tjetër e ta shohim ën fund”, tha Memushaj.