AKTUALITET, 11 Tetor 2019, 23:28

Shqipëria “bie” në Turqi, Ilir Meta: Pavarësisht golit shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen në karakter

Shqipëria “bie” në Turqi, Ilir Meta: Pavarësisht

Pas humbjes së Kombëtares shqiptare në Stamboll kundër Turqisë me shifrat minimale 1-0, ka reaguar menjëherë Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ai thotë se pavarësisht se pësuam një gol shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen sot me karakterin dhe me shpirtin e ekipit. Kreu i shtetit shpreh mirënjohjen për djemtë e kombëtares.

“Pavarësisht një goli shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen sot për karakterin që treguan dhe shpirtin e ekipit. Mirënjohje dhe Forca për të ardhmen! ???”- shkruan Meta.