TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është proceduar nga ana e policisë, pasi ka tentuar që të ndërtojë memorial në nder të Konstandin Katsifas, i cili mbeti i vrarë nga ana e policisë shqiptare në fshatin Bularat.
“Vangjel Barka banues në fshatin Bularat bashkia Dropull, në vendin e quajtur kodër mbi fshatin Bularat ka ndërtuar një bazament betoni në pronë shtetërore.
Vendi ku është ndërtuar bazamenti përkon me vendin ku është vrarë Kastifa më 28 tetor të vitit të kaluar dhe mendohet se ishte përgatitur tereni për ndërtimin e një memoriali pasi pas disa ditësh është edhe 1 vjetori i vdekjes së tij”, bëjnë me dije burime.