AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 09:20

Olta Xhaçka bëhet nënë për herë të dytë

Olta Xhaçka bëhet nënë për herë të


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëhet nënë për herë të dytë.

Ministrja ka sjellë në jetë pak orë më parë vajzën e saj të dytë dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

Pavarësisht shtatzënisë, ministrja Xhaçka nuk është shkëputur deri ditët e fundit nga detyra.

Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi janë prindër edhe të një vajze tjetër, 4 vjeçe me emrin Hana.