AKTUALITET, 11 Tetor 2019, 23:20

Hafizi: Nuk po i gjejmë zgjidhje minutës së fundit, Roshi duhet të punojë me pozicionin

Hafizi: Nuk po i gjejmë zgjidhje minutës së fundit, Roshi duhet

Pas ndeshjes kundër Turqisë, trajneri i njohur Astrit Hafizi u shpreh se Shqipëria meritonte që këtë ndeshje të merrte më shumë, ndërkohë që golin në minutën e fundit e ka një “sëmundje” që nuk po i gjen zgjidhje.

“Janë disa humbje që djegin dhe nuk është hera e parë. nuk po gjen zgjidhje goli në minutat e fundit. u humb përqendrimi nga Strakosha dhe aty humbi kontrollin duke mos e parë sa vlera kishte ai top dhe dalja e tij. Barazimi ishte i mundur, jo se na bënte shumë punë por një pikë kishte shumë vlerë.

Reja duhet të punojë edhe me Roshin sepse është element shumë i vlefshëm. Duhet të mësohet me pozicionin se ku luan, në të majtë apo në të djathtë”, tha Hafizi.