AKTUALITET, 11 Tetor 2019, 23:09

Gjasula: Të vjen keq si e humbëm këtë ndeshje, në futboll ka gjithmonë vend për përmirësim

Gjasula: Të vjen keq si e humbëm këtë ndeshje, në

Një nga më të dalluarit kundër Turqisë (të humbur 1-0), ishte padyshim Klaus Gjasula i cili në një prononcim pas ndeshjes u shpreh se kuqezinjtë i bënë mirë detyrat por mungoi fati.

“Gjynah shumë si humbëm por nuk kishim fat. Mundësinë e kishim por, Turqia kishte fat dhe është në krye. Kështu është futbolli. Ka shumë ndeshje që ne gjuajmë por edhe kundërshtari. Duhet të ngremë kokën pasi kemi ndeshje me Moldavinë dhe të vazhdojmë në këtë rrugë e të mos ecim nga kjo rrugë.

I bëmë detyrën për të fituar ndeshjen dhe ishim mirë në mbrojtje duke mos lënë hapësira. Edhe ne kishim rastet tona. Në futboll ka vend për të bërë gjërat më mirë dhe sot nuk kishim as fat”, tha Gjasula.