SPORT, 23 Nëntor 2017, 11:40

Renditja e FIFA-s, Shqipëria e drejtuar nga Cristian Panucci ngjitet në vend të...

Renditja e FIFA-s, Shqipëria e drejtuar nga Cristian Panucci ngjitet

Është publikuar renditja e ekipeve kombëtare për muajin nëntor pas fazës së miqsoreve  që u zhvillua po këtë muaj .

Në këtë renditje kombëtarja kuq e zi është ngjitur plot nëntë vende  nga muaji i kaluar ku Shqipëria ndodhej në vendin e 71.

Ndërsa tani djemtë  e drejtuar nga Cristian Panucci  e shohin veten në vendin e 62 me 553 pikë  të grumbulluara.

Në këtë renditje Shqipëria ka lënë pas ekipet pjesëmarrëse në botërorin e Rusisë si Arabia Saudite e cila renditet e 63 dhe vetë organizatorët e botërorit të cilët ndodhen në vend të 65-së.

Një ngritje një tabelën e FIFA-s ka gjithashtu edhe ekipi i Kosovës e cila ndodhet në vendin e 174 me 97 pikë  pasi muajn e kaluar ishte ne vend të 183.

TPZ.al