AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 20:09

FOTO E DITËS/ Puthje në mes të qametit...

Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë që të dy mjeshtra të imazhit, dhe bëjnë gjithçka për të rritur vëmendjen ndaj vetes. 

Rama, për të cilin gjithmonë mendohet se ka profilin e një mospërfillësi arrogant, u shfaq në Berat gjatë një vizite të transmetuar direkt në “ERTV”, në një familje rome si një qeveritar i dhembshur, teksa e kompleton shfaqjen duke puthur duart e një vajze.

Veliaj, i cili është thuajse një krijesë e imazhit në rrjetet sociale, por edhe më i sofistikuar si makineri falsiteti, publikoi një foto, teksa lëpihet nga një qen race, ndërkohë që fytyra i laget nga një shi i rrëmbyeshëm.

I gjithë ky show bëhet gjatë inspektimeve në zonat e prekura nga përmbytja, për të treguar përkushtimin dhe dashurinë e Ramës dhe të Veliajt, ndaj njerëzve dhe kafshëve në këto momente të vështira.

/TPZ.AL/