TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka deklaruar se tashmë nuk ka më nevojë për kryerjen e testeve të reja bërthamore.
“Që nga 21 prilli, Koreja e Veriut do të ndalojë testimet bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale”, raporton BBC.
Kim tha se testet e mëtejshme ishin të panevojshme, sepse aftësitë bërthamore të Phenianit ishin “verifikuar”.
Njoftimi i papritur vjen kur Koreja e Veriut përgatitet për bisedime historike me Korenë e Jugut dhe SHBA.
Kim do të takohet me homologun e tij të Koresë së Jugut Moon Jae në javën e ardhshme për takimin e parë gjatë një dekade dhe presidentin amerikan Donald Trump deri në qershor.
Të dy vendet kanë qenë duke i shtyrë Phenianin per cmilitarizim dhe ata janë përgjigjur pozitivisht për zhvillimet e fundit.
“Ky është një lajm shumë i mirë për Korenë e Veriut dhe botën – përparim i madh!- tha Trump.
Prej kohësh Koreja e veriut kryente teste nukleare, duke shqetësuar fqinjët koreano-jugorë dhe Japoninë, teksa Kim Jong-un ishte përfshirë edhe në retorika kërcënuese me presidentin amerikan, Donald Trump.