TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur mëngjesin e sotëm marshimi paqësor i pedagogëve në mbështetje të studentëve, të cilët po protestojnë prej 8 ditësh në Tiranë.
Pedagogët janë mbledhur në Universitetin Politeknik. Protesta ka hyrë në ditën e saj të tetë. Prej një jave ka patur përplasje të forta mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Gjatë këtyre ditëve ka patur të lënduar si nga ana e protestuesve ashtu dhe nga ana e policisë. Jo vetëm kaq, pasi të lënduar kanë mbetur edhe të mitur, gazetarë dhe kalimtarë.

