BOTA, 20 Prill 2018, 10:36

Ekspozita/ Murinjo dhe Guardiola “puthen” në mes të Barcelonës

Ekspozita/ Murinjo dhe Guardiola “puthen” në mes të

Në zonën teknike zor se ka dy rivalë më të mëdhenj se ata për momentin, në botën e drejtimit të futbollit dhe duke qenë të tillë, natyrisht që tërheqin edhe shumë vëmendje. Pep Guardiola dhe Zhoze

Murinjo kanë përfunduar edhe në telajot e një artisti në Barcelonë.

Dhe natyrisht që forma më e mirë për të provokuar “armiqtë” e betuar, që rivalitetin e tyre në Madrid dhe Barcelonë e kanë transferuar prej sezonit të shkuar edhe në Mançester, është puthja.

Artisti i njohur urban Tvboy, i njohur për pikturat e tij kontroverse (dikur pikturoi edhe Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon në të njëjtin pozicion), ka shfaqur projektin e tij të fundit me një ekspozitë në “Paseo de Gracia” të Barcelonës. Artisti ka provokuar edhe me ngjyrat, të verdhën e kollares dhe fjongon e famshme që trajneri katalanas mban në shenjë solidarizimi, me nismën e pavarësisë së rajonit nga vjen.

https://www.instagram.com/p/BhvtwyZhkRW/?taken-by=tvboyofficial