BOTA, 20 Prill 2018, 12:55

Ishte i ftuar te Blend Fevziu, Rudy Giuliani bëhet pjesë e skuadrës ligjore të Trump

Ishte i ftuar te Blend Fevziu, Rudy Giuliani bëhet pjesë e

Rudy Giuliani kthehet në krah të Donald Trump. Ish- sindaku i New York është bërë pjesë e skuadrës së avokatëve të presidentit amerikan që do të merren me të ashtuquajturën “Russiagate” të udhëhequr nga prokurori special Robert Mueller.

Giuliani ka qenë një nga mbështetësit në fillesat e Trump dhe ishte konsideruar si nja nga kandidatët e mundshëm për postin e ministrit të Drejtësisë.

Para se të hynte në politikë, ka pasur një karrierë në magjistraturë, Giulianin e pamë rreth një muaj më parë si të ftuarin e Blend Fevziut në "Opinion" ku foli për disa çështje me rëndësi botërore.