BOTA, 19 Prill 2018, 12:50

Tension i lartë në Greqi: avion luftarak turq pranë helikopterit të Tsipras

Tension i lartë në Greqi: avion luftarak turq pranë helikopterit

Nuk ka asnjë shenjë për të ulur tensionet në qiejt mbi detin Egje, ku po ndihen paralajmërime për përleshje midis aviacionit ushtarak grek dhe atij turk. Mirëpo këtë herë, është përfshirë edhe helikopteri i kryeministrit helenian, Alexis Tsipras, i cili është bezdisur gjatë fluturimit nga dy avionë luftarak që kishin gjysmëhënë në krahë. Ashtu siç raporton e përditshmja greke “Ekatherimini”, helikopteri që kishte në bord Presidentin grek dhe Shefin e Shtabit Admiral Evangelos Apostolakis, ishte duke fluturuar në Dodekanezë, përballë brigjeve turke, në atë që dukej një pasdite e qetë e prillit. Megjithatë papritur aeroplani presidencial është rrethuar nga dy avionë luftarak turq që i kanë kërkuar pilotit grek tu tregojë pozicionin dhe detajet e fluturimit. Piloti ka lajmëruar Tsipras, i cili ka urdhëruar forcat ajrore të ndërhyjnë. Pas shfaqjes së këtyre të fundit avionët luftarak turq janë detyruar të largohen.  Një situatë e tillë lind pasi disa ishuj më të vegjël të Detit Egje Lindor kanë qenë prej kohësh në qendër të një grindje të ashpër territoriale midis Athinës dhe Ankarasë.Mirëpo lidhur me veprimet e avionëve luftarak turq, Tispras ka përsëritur se “Greqia nuk do të falë asnjë centimetër terreni dhe do ta mbrojë terrenin dhe pavarësinë e saj me çdo mjet”, duke nënvizuar megjithatë qëllimin e tij për t’ju dhënë turqve një “mesazh bashkëpunimi dhe paqeje, pavarësisht se fqinjët turq nuk sillen gjithmonë në mënyrë të përshtatshme për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore.