BOTA, 20 Prill 2018, 13:51

Moskë, në rrezik fluturimet Rusi-SHBA

Moskë, në rrezik fluturimet Rusi-SHBA

Fluturimet direkte Rusi-SHBA janë në rrezik për shkak të problemeve të hasura nga ekuipazhi rus për të marrë vizat e nevojshme. E ka dhënë lajmërimin Ministri i Punëve të Jashtme rus nëpërmjet një deklarate. Kremlin, nëpërmjet zëdhënësit për shtyp ka konfirmuar se të tilla vështirësi ekzistojnë.

“Këto vështirësi janë krijuar qëllimisht pasi shkurtimet diplomatike nuk kanë influencuar në sektorin konsullor”, ka thënë Peskov, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi Shtetet e Bashkuara.