BOTA, 20 Prill 2018, 13:29

Burri del për shëtitje, gjen trupin e një gruaje mes flakësh

Burri del për shëtitje, gjen trupin e një gruaje mes flakësh

Ka ndodhur në Romë, mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 30 në parkun “Tre Fontane”. Një burrë teksa bënte stërvitje ka gjetur trupin e një gruaje që ende digjej mes flakësh. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka kërkuar për dëshmimtarë të tjerë. Sipas policisë, mund të bëhet fjalë për një vrasje të qëllimshme. Sipas informacioneve të para, gruaja, e cila nuk është identifikuar ende para djegies kishte veshur një fund dhe ishte pa këpucë.