TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bombë nga Lufta e Dytë Botërore është bërë shkak, që mëngjesin e sotëm në Berlin të bëhen evakuime masive për të lejuar ekspertët të largojnë bombën.
Evakuimet do të nisin rreth orës 09:00 dhe do të prekin një zonë deri në 800 metra nga vendi ku është zbuluar bomba. Zona përfshin ministritë e qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit. Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.
Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba, e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar. “Tegeli”, i cili është aeroporti më i ngarkuar i Berlinit, u mbyll shkurtimisht në gushtin e shkuar, pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.