BOTA, 19 Prill 2018, 11:23

Trump, për samitin me Kim: Nëse takimin nuk ta shikoj frytdhënës do ta braktis, ose nuk shkoj

Trump, për samitin me Kim: Nëse takimin nuk ta shikoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar ditën e mërkurë së do ta anullojë takimin e samitit të programuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ose akoma më keq do ta braktisë këtë sesion edhe gjatë zhvillimit të saj, nëse bisedimet diplomatike nuk do të shkojnë mirë. Trump ka vazhduar të shprehet optimist, për bisedimet me Kim.

Mirëpo presidenti amerikan e ka pranuar se bëhet fjalë për një iniciativë të rrezikshme që mund të dështojë. “Nëse do më krijohet ideja se ky takim nuk do të jetë frytdhënës, nuk do të shkojmë” ka thënë Trump gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Mar-a-Lago, në Florida, pranë kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Midis pengesave të mundshme për këtë takim, është shprehur Trump, janë tre qytetarë amerikan që mbahen të burgosur në Korenë e Veriut. Presidenti ka thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë luftuar me zell të madh” për të arritur lirimin e tyre dhe pritet një zhvillim i mundshëm pozitiv.