BOTA, 19 Prill 2018, 13:21

Ja arma vdekjeprurëse e Ankarasë, minat detare të lëvizshme “Stingray”

Ja arma vdekjeprurëse e Ankarasë, minat detare të lëvizshme

Turqia ka deklaruar se posedon një armë nëndetare vdekjeprurëse që do t’i lejojë të kontrollojë brigjet e veta të Detit të Zi dhe të Mesdheut Lindor. Bëhet fjalë për minat detare të gjeneratës së fundit “Wattoz” ose “Stingray”: mina të kontrollueshme në distancë si një dron nënujor, të krijuara sipas “Programit Wattoz” në bashkëpunim me studiuesin e prodhimit fillestar të droneve turk, Albayrak Defense si dhe të studiuesve të “Karedeniz Technical University”. Kjo “minë nënujore e levizshme” është realizuar me bazë titan dhe alumin si dhe është veshur me silikon. Është e pajisur me disa telekamera të vendosura në pjesën e “syve” dhe është e armatosur me ngarkesë shpërthyese e cila është në gjendje të shkaktojë dëme të rëndë dhe “të përmbysë çdo tip anije lufte apo nëndetare”. Ka përmasa shumë të reduktuara për të mos u hasur nga një radar, dhe është në gjendje të lundrojë në një shpejtësi maksimale prej 5,5 nyjesh, për një maksimum prej 12 orësh autonomie, falë tre motorëve të integruar. Është krijuar për arsye mbikëqyrjeje ose sulmi.

Sipas asaj që ka deklaruar Albayrak Defense, rezultatet e programit Wattoz, që ka angazhuar shkencëtarët dhe studiuesit për më shumë se 2 vjet do t’I prezantohet publikut gjatë muajve në vijim dhe mund të lëshohet menjëherë në ato ujëra ku ka “bastisje” Edhe pse nuk ka asnjë foto apo provë reale për ekzistencën e minës Wattoz, ndërmarrja ka shpërndarë një video të realizuar nga kompjuteri që ilustron në mënyrë teorike krijimin e kësaj arme të pabesueshme.