AKTUALITET, 20 October 2026, 11:21

“Pa dorëheqje nuk ndalojmë”/ Pedagogët, marshim te Kryeministria, përmbysin ‘karriget e dialogut’

“Pa dorëheqje nuk ndalojmë”/ Pedagogët, marshim te

Pedagogët bashkë me protestuesit kanë vijuar marshimin ku janë ndalur te Kryemimistria.

Me thirrjet “Poshtë diktatura”, dhe “Nuk ka dialog”, ata kanë përmbysur karriget ku ishin vendosur pankartat me mbishkrimin për dialog para Kryeministrisë.

Grupi i pedagogëve te Universiteti Politeknik i Tiranës ka vijuar marshimin së bashku me një grup protestuesish me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”.

Pedagogët iu bashkuan tubimit pasi firmosën një peticion përmes të cilit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.