TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Amsterdami dhe Parisi do të jenë kryeqytetet ku do të zhvendosen dy agjensitë më të mëdha të Bashkimit Evropian, pasi Britania të dalë nga Europa.
Agjencia Evropiane e Mjekësisë do të zhvendoset në Amsterdam, ndërsa Autoriteti Bankar Evropian në Paris.
Ministrat e Bashkimit Evropian kanë marrë vendimin pas tre votimesh të fshehta.
Dy agjensitë, me rreth 1.000 vende pune me kualifikim të lartë, ndodhen aktualisht në Londër, por duhet të largohen përpara se Britania të dalë nga BE-ja në mars të vitit 2019.
Për Britaninë, ikja e tyre shihet si goditje ekonomike dhe politike.