AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 11:50

Kërcënimi me jetë brenda burgut/ Blendi Teta flet nga qelia: Nuk është e vërtetë, s’kam lidhje me vrasjen

Kërcënimi me jetë brenda burgut/ Blendi Teta flet nga qelia: Nuk


Blendi Teta, i arrestuari për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, mohon që të jetë kërcënuar me jetë.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, nga burgu i Fushë-Krujës,

Teta thotë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Santiago Malkos, dhe se as nuk është kërcënuar me jetë.

“Në të vërtet nuk jam kërcënuar nga asnjë person. Familjarët e mijë dhe të gjithë Shqipëria e dinë se kush jam unë dhe sa lidhje kam unë me këtë ngjarje. Ndihem shumë i sigurt në burgun e fushë-Krujës dhe nuk kam marrë asnjë kërcënim pasi nuk kam lidhje me këtë ngjarje.

Unë nuk i njoh vrasësit e ngjarjes. Kam zbritur aty ku ka ndodhur ngjarja, kam marrë një taksi dhe kam ikur në shtëpi.

Janë tabulatet e mija që kam qenë duke folur me familjen time. Nuk kam lidhje dhe nuk kam pasur lidhje fare me ngjarjen. Santiago Malkon nuk e kam njohur asnjëherë. Unë jam këtu me akuzën moskallëzim krimi, por unë nuk di çfarë krimi të tregojë ku nuk kam parë asnjë krim. Nuk ndihem i rrezikuar”, -tha Teta.

Ditën e djeshme, “Top Channel”, raportoi i pari se Teta është kërcënuar me jetë, dhe i druhet një hakmarrjeje të mundshme nga klani “Duka” dhe nga grupet kundërshtare të këtij grupi. Burimet raportonin se Teta është kërcënuar brenda burgut gjatë kohës që ka dalë në ambientet e ajrimit, ku personi i ka lëshuar një mesazh: “…je i vdekur, për këtë që na ke bërë…”.

Blendi Teta nuk cilësohet nga prokuroria si një bashkëpunëtor i drejtësisë, por hetohet si një person ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe akuzohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë për zbardhjen e të vërtetës”.