AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 11:43

Gara për kryeprokuror, skualifikohet një prej katër kandidatëve

Gara për kryeprokuror, skualifikohet një prej katër


Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në fundin e së cilës do të ketë një miratim të listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për tё vazhduar mё tej garën pas vlerësimit paraprak, për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi u shpreh se sot mbyllet etapa e parë, që është ajo e verifikimit të kushteve ligjore të kandidatëve.

Paraprakisht Ibrahimi u shpreh se një prej katër kandidatëve, Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj është skualifikuar, por emri do të bëhet i ditur në fundin e mbledhjes që po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ibrahimi: Do merren me radhë të katër kandidatët nga ana e alfabetit, dhe në fund do të miratohet lista e tyre. Në këtë fazë mbaron gara për njërin prej kandidatëve pasi vetëm tre emra mund të vijojnë garën.

Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati. Çdo anëtar i Këshillit do të shpreh mendimin e vet për plotësimin e kushteve ligjore të katër kandidatëve në garë.

Kandidati që mund të skualifikohet sot, ka të drejtë të bëjë ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 5 ditëve. Pastaj gjykata ka detyrë të jap vendim për të brenda 7 ditëve të tjera.