AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 10:27

Reforma Zgjedhore, SHBA: Veprimet e Bashës tregojnë udhëheqësi të vërtetë

Reforma Zgjedhore, SHBA: Veprimet e Bashës tregojnë


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi me një deklaratë pasi opozita vendosi të dërgojë përfaqësues tek Konferenca për Reformën Zgjedhore.

SHBA e vlerëson dhe mirëpret vendimin. Në deklaratë thuhet se kreu i PD, Lulzim Basha tregoi udhëheqësi të vërtetë.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votës. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo.