TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi ka arritur të marrë një tjetër fitore me përmbysje në kampionat, aty ku ka mundur me rezultatin 1-2 Breshian. Bardhezinjtë nuk e kanë pasur aspak të lehtë ndaj skuadrës që u ngjit këtë sezon në Serinë A, duke e parë veten në disavantazh falë një goli të shënuar nga Donaruma dhe i ndihmuar edhe nga një pasiguri e Sheznit.
Ndërkohë, gabimin e Sheznit e ka shlyer Kankelor i cili aksidentalisht ka shënuar në portën e tij duke barazuar rezultatin në 1-1 ndërkohë që në pjesën e dytë ka pasur vend për një tjetër gol. Ka qenë Pjaniç ai që ka përshëndetur rrjetën me një goditje nga jashtë zone, duke i dhënë Juventusit një tjetër 3 pikësh të rëndësishëm.
Momentalisht, bardhezinjtë e shohin veten në kuotën e 13 pikëve dhe kanë marrë kryesimin e kampionatit ndërsa ndiqen nga Interi me një pikë më pak. Zikaltërit luajnë nesër përballë skuadrës së Lacios në shtëpi, ndërsa pas pak ditësh, do të luhet edhe takimi mes Interit dhe Juventusit, i planifikuar në datën 6 tetor.
Breshia-Juventus 1-2
Shënues: 4’Donaruma / 40’Kankelor (ag), 63’Pjaniç