AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 11:35

Debate te ‘Zgjedhorja’/ Ndërhyn Bochardt, kërkon qetësi: Flasim pastaj në kafe

Debate te ‘Zgjedhorja’/ Ndërhyn Bochardt, kërkon


Në tryezën e sotme të Reformës Zgjedhore, ambasadori i OSBE-së në vend tonë Berd Bochardt ka kërkuar të mbahet qetësi pas debateve të Damian Gjiknurit dhe Kujtim Gjuzit.

“Zonja dhe zotërinj vëmendje ju lutem, respektoj miqtë dhe mikpritësit, është diskutim i vështirë ky që po bëjmë, Ti qëndrojmë axhendës, më vonë gjatë kafes mund t’ua shpjegoj, por tani duhet të vijojmë” tha ai.

Me debate ka nisur tryeza për Reformën Zgjedhore. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka deklaruar se vendi ka nevojë për dialog. Por pas fjalës së tij, Damian Gjiknuri ka dashur t’i japë fjalën Ivi Kasos.

Ka pasur një përplasje mes Kujtim Gjuzit dhe Damian Gjiknurit. Opozita kërkoi edhe ngritjen e një strukture të posaçme për këtë reformë.

Nga kjo mbledhje janë larguar përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së pasi opozita kërkon ndëshkimin e personave që sipas saj janë pjesë e dosjeve 339 dhe 184.