AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 08:34

Dy persona të armatosur dhunojnë çiftin dhe u grabisin makinën në Tiranë

Dy persona të armatosur dhunojnë çiftin dhe u grabisin


Një automjet është grabitur nën kërcënimin e armës në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje, në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, pranë ‘Casa Italia’.

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, kanë dhunuar çiftin dhe u kanë marrë makinën tip “Fiat”.

Policia e Tiranës ngriti pika kontrolli në kryeqytet, por nuk mundi të arrestojë autorët, ndërkohë vijon puna për identifikimin e tyre.