TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjithë deputetët e opozitës së re, të pranishëm në tryezën për Reformën Zgjedhore të thirrur nga OSBE, janë larguar pas ‘frustrimit’ të krijuar në komision nga prania dhe e përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare.
Ndërkohë në dalje të sallës një incident është shënuar mes Rudina Hajdarit (bashkëkryetare e komisionit për Reformën Zgjedhore) dhe Ralf Gjonit.
“Mos bëj show politik”, mësohet ti jetë drejtuar Hajdari Gjonit ndërsa ky i fundit është përgatitur për të dhënë një deklaratë për mediat.
Gjithsesi deputeti i futur në Kuvend nga listat e LSI-së ka shmangur Hajdarin dhe ka folur për gazetarët pa pranuar asnjë pyetje.
“Ishin 3 bashkëkryetarë, opozita dërgon njerëz në nivel teknik për të na deligjitimuar neve dhe legjitimuar një martesë PS-PD. Doja të sqaroja se dolëm në shenjë proteste dhe të gjitha tryezat do të zhvillohen nën kujdesin e këtij komisioni.
Ne e kemi shtrirë dorën për bashkëpunim të sinqertë për çdo parti, por çdo lloj farse apo alibie që ata të përdorin praninë tonë, pa votën tonë nuk do të ketë asnjë lloj pazari apo marrëveshje”.