TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, reagon pas vendimit të Bundestagut gjerman për të shtuar edhe dy kushte të reja Shqipërisë në mënyrë që të japë Ok-in për çeljen e negociatave.
Përmes një postimi në Facebook, Salianji shprehet ndër të tjera se, praktikisht në Shqipëri nuk ka shtet.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:
Një lajm i keq për shqiptarët, pavarësisht predispozitës pozitive të partnerëve dhe miqve gjermanë Vendimi i dakortësuar i Bundestagut i shton Shqipërisë edhe 9 kushte të tjera për shkak të dështimit, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë!
Vendim i Bundestagut na tregon që nuk kemi gjykata, nuk kemi prokurori, nuk kemi institucione, nuk luftohet krimi dhe korrupsioni, nuk denohen ata që vjedhin vota, legjitimiteti i zgjedhjeve duhet konfirmuar; sundimi i ligjit duhet të forcohet.... praktikisht nuk ka shtet!!
9 kushtet janë korniza perfekte dhe pikënisja për palët politike për të ngarkuar me këto objektiva një qeveri tranzitore me afat të përcaktuar e cila hap negociatat duke zgjidhur krizën politike, lufton krimin dhe korrupsionin, ndëshkon zyrtarët që blejnë vota, krijon kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jep mundesinë e krijimit të institucioneve të pavarura pa presionin e Ramës dhe qeverisë që buron nga një parlament jo legjitim!