AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 10:20

“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë?”, Meta zbulon përgjigjen e konsullit tonë të Nderit në Kalabri

“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar sot konsullin e nderit të Shqipërisë në Kalabri, Aldo Marinin.

Teksa ka postuar një foto së bashku me të, në faqen e vet në Facebook, kreu i shtetit e ka cilësuar atë si një promotori të palodhur të marrëdhënieve me arbëreshët në të gjitha fushat.

Ndërkohë që ka zbuluar edhe përgjigjen që Marini i ka dhënë një diplomati italian, i cili e ka pyetur se kë do më shumë, Italianë apo Shqipërinë.

Postimi i Metës

Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë?

Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen.

I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat.

I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t’u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë. ?????