AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 10:13

FOTO/ Gabimi i Strakoshës, shikoni reagimin e “Tifozëve Kuq e Zi” pas ndeshjes


Shqipëria u mposht mbrëmjen e djeshme nga Turqia me rezultatin minimal 1-0.

Një gabim në minutat e fundit të portierit Thomas Strakosha, i kushtoi shtrenjtë kuqezinjve të Edi Rejës.

Gardiani shqiptar nuk u mor vesh me mbrojtësin Ismajli, duke dal blof, teksa sulmuesi i Turqisë, Tosun, nuk fali me portën e boshatisur.

Pas ndeshjes Strakosha, e pranoi gabimin e bërë, teksa doli i përlotur nga stadiumi. Gjithsesi portieri kuqezi gëzon respektin e të gjithë tifozëve dhe është një nga futbollistët më cilësorë në ekipin Kombëtar.

Menjëherë pas ndeshjes, tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, i kanë dalë në krah Strakoshës, teksa kanë postuar në faqen e “Facebook”-ut, emrin e tij me një zemër në fund, ç’ka lë të kuptohet se nuk ka zemërim për portierin e Lacios.