AKTUALITET, 18 Nëntor 2017, 18:00

Pas vdekjes së Toto Riinës, shqiptarët mbeten aleatët e mëdhenj të mafies siciliane

Pas vdekjes së Toto Riinës, shqiptarët mbeten aleatët e

“Cila është pesha reale e kësaj mafies që është bërë akoma më diskrete sesa ajo që la trashëgimi Toto Riina në Siçili?  Duke humbur shpejtësinë përballë rivalit të saj kalabrez, mafia siciliane ka përfituar nga zhgënjimet e së djathtës për të gjetur një aleat të ri me këmbët në tokë”.

Kështu shkruan francezi Stephane Quere, specialist i Kriminologjisë dhe Sigurisë, autor i disa librave për mafien italiane.

Dhe “aleati i ri”, nuk është askush tjetër, por mafia shqiptare, sipas asaj që ai shkruan në artikullin e tij të botuar në portalin Atlantico.fr.

“Nuk ka një luftë midis mafies të jugut të Italisë, apo me vetë organizatat e tjera kriminale ndërkombëtare. Mund të ketë një ‘konkurrencë’, por jo një ‘luftë’ midis mafies. Më shpesh, konstatohet një bashkëpunim rrjetesh midis tyre: Cosa Nostra dhe Ndrangheta punojnë së bashku në trafikimin e kokainës në Amerikën e Jugut; sicilianët, kalabrezët dhe shqiptarët punojnë së bashku në trafikun e drogës në Milano; Camora organizon kontrabandën me rrjetet kineze;...”, shkruan eksperti francez i diplomuar në Institutin e Kriminologjisë dhe Analizës në Kërcënimet Kriminale Bashkëkohore në Universitetin e Parisit.

/TPZ.AL/