AKTUALITET, 26 Prill 2019, 21:50

Shpërthim i madh në një fabrikë metali në Angli

Shpërthim i madh në një fabrikë metali në Angli


Kamerat në qytet kanë kapur momentin tragjik të shpërthimit të fabrikës së metalit në Port Talbot.

Shpërthimi ndodhi këtë mëngjes. Autoritetet policore kanë deklaruar se nuk ka persona të vdekur, por vetëm 2 të lënduar, e ata janë punëtorë, raporton “Daily Mail”. Banorët që jetojnë afër fabrikës thanë se kanë dëgjuar tri shpërthime radhazi.

Si rrjedhojë e shpërthimit, tymi u bë sikundër një kërpudhë në qiell. Policia tha se ka dyshime se shpërthimi nisi brenda një treni që po transportonte metal të shkrirë. Zjarrfikësit thanë se pas një farë kohe vunë zjarrin nën kontroll.