AKTUALITET, 3 Prill 2019, 17:56

Kapet në flagrancë me kokainë në Vlorë, arrestohet një person

Kapet në flagrancë me kokainë në Vlorë, arrestohet

Policia e Vlorës njofton se, ka arrestuar një person për posedim të dozave të kokainës.

Uniformat blu të qytetit jugor thanë se sekuestruan 12 doza kokainë dhe vunë në pranga poseduesin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes me doza të vogla të lëndëve narkotike të forta.

Sekuestrohen 12 doza kokainë dhe dy peshore elektronike, në pranga poseduesi i tyre

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi M.F., posedonte lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe se do e shpërndante në doza të vogla, menjëherë kanë bërë kapjen e tij ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia ju gjetën 12 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 2 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.