TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ilir Demalia
Qesharak dhe i turpshëm ky virus i hapur kaq keq ndër shqiptarë
Megjithëse kam shkruar dhe herë të tjera për fenomenin e plagjiaturizmit dhe kopjimit në mënyrë banale dhe të turpëshme të thënieve të autorëve të ndryshëm, si shkrimtarë, filozofë, artistë piktore e.t.c, dhe këtu nuk marr përsipër të ndaloj këtë marrëzi kolektive injorante që ka marrë përmasat e një virusi ku të gjithë ledhatojnë njëri - tjetrin me mashtrimin që i bëjmë vetes si gaztorë të injorancës tyre për tu paraqitur ndryshe nga çfarë janë.
Në një gjëndje të rênduar psiqike të parqitjes vetevetes si...... duke gënjyer vetveten dhe duke e besuar gënjeshtrën e krijuar vetë si të vërtetë, këta aluçinatë të marrëzuar mbas hiçit tyre si madhështi aluçinante janë kontigjent për studime psikoanalitike
Ky fenomen tashmë është kthyer në epidemi "kulturore" të turpshme si qeresharak-karkizëm krijues kombëtar jo vetëm në FB por edhe "krijues" autor librash e poezishë me montim, çmontim, kthim me byth përpjetë, e me kok poshtë të autorve të huaj apo librave të kabinave masturbatore që prezantohen si "shkrimtarë e poetë, filozofe, elitarë" të mendimit dhe letërsise në katundin Albanica
Një njeri me një minimum kulture leximi i kap këto arnime me spango si plagjaturë që mbushin për ditë faqet e gazetave, librave, si shkrimtarë, filozofë, poetë e ku ta di unë.... kapet lehtë kërcitja e planit siç quhet në kinematografi. Pra kapen lehte copat e arnave marre nga autore të ndryshëm dhe vënë nën emrin e "krijuesit" të ri me novacion vjedhje-krijuese.
Kjo gjë është kthyer në një institucion kuturor, shkollor dhe rrymë "suksesi" në Shqipëri. Kjo nuk është shqetësim, por për të vënë alarmin për imoralitetin si shoqëri, ku së-pari nuk respektojnë punën e tjetrit dhe jo vetëm, por ja vjedhin dhe ja atribojmë vetes.
Se dyti, tregon një shoqëri alushinante ku të gjithë bëhen pjesë e saj dhe me heshtjen se nuk ndryshohet gjë.
Krishti na ka mësuar se: Mundohu të ndryshosh një njeri që të ndryshosh botën.