AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 11:30

FOTO/ Ish-deputeti i PD: Ja si vihen në rresht fëmijët e shkollave për takimet e Ramës


Ish-deputeti i PD-se, Luçiano Boçi ka denoncuar sot me foto, se si fëmijët e shkollave vihen në rresht për takimet zgjedhore të Ramës. Rasti i fundit i denoncuar nga ish-deputeti demokrat është ai në Belsh.

“Votat i blen me krimin, me dakët e Dakot që i bën kryetarë Bashkish! Fushatat i bën me fëmijët! Sheshet i mbush me njerëz të importuar nga administrata”- shkruan ai, teksa poston fotot te autobusëve te ardhur nga Tirana, Elbasani, Librazhdi, Kuçova, Cërriku.

Postimi i Boçit:

Shihni si vihen në rresht fëmijët e shkollave në takimin zgjedhor në Belësh.

Ka ardhur “udhëheqësi”, t’u tregojë përrallat mashtrime të rradhës!!!!

Votat i blen me krimin, me dakët e Dakot që i bën kryetarë Bashkish!

Fushatat i bën me fëmijët!

Sheshet i mbush me njerëz të importuar nga administrata.

(Në foto autobuzët e ardhur nga Tirana, Elbasani, Librazhdi, Kuçova, Cërriku)

Turp e skandal!

Shpëtimi vjen në 8 Qershor!