AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 11:54

Kalonte kufirin me 16 kg drogë, kapet shqiptari në Greqi

Kalonte kufirin me 16 kg drogë, kapet shqiptari në Greqi

Policia helene ka arrestuar në flagrancë një 19 vjeçar shqiptar teksa ky i fundit kalonte kufirin greko-shqiptar. Kapja e shqiptarit u bën gjatë mesnatës në zonën e Drimitsas në Igumenicë.

Ai ishte duke ecur në këmbë në rrugë dytësore, ndërsa në shpinë mbante çantën që përmbante 15 pako me 16.3 kg marijuanë.

Përveç drogës iu sekuestrua edhe një celular. Tashmë shqiptari i arrestuar do të përballet me autoritetet e drejtësisë greke për trafikim të lëndëve narkotike. TPZ.AL