TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas vrasjes që tronditi dje Shkodrën, në qytetin verior kanë zbarkuar zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Krimi i rëndë ku mbeti i vrarë Fatos Ferracakut dhe plagosjen e Fatmir Mehaj ndodhi në lagjen ‘Rus’ në Shkodër.
“BalkanWeb” mëson se nga Tirana ka shkuar drejtori i Krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka, njëkohësisht ish drejtor në policinë vendore të Shkodrës dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.
Fillimisht po analizohet nëse ngjarja e një dite më parë me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri duhet të bashkëlidhet në një procedim për tek Krimet e Rënda. Po ashtu krerët e lartë ndodhen në policinë vendore të Shkodrës për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë për zbardhjen e plotë të saj.
Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Fatos Verracaku dhe plagosjen e Fatmir Meaj të cilët u qëlluan nga një person ndërsa një tjetër e priti me një motor duke u larguar sëbashku. Kujtojmë se motori u gjet i djegur ne zonen periferike te Zooteknikes. Deri tani ka vetëm disa te shoqeruar te cilet kane deklaruar se nuk kane dijeni per autoret./ BW/