TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas akuzave të liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Teksa ndodhej në aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë”, Dako i ka konsideruar akuzat thashetheme dhe më tej është shprehur i gatshëm të përballet me to para drejtësisë.
“Po të jetë nevoja do të përballem. Basha, asnjë akuzë, janë vetëm thashetheme”, tha Dako.
Basha e akuzoi Dakon se është përfshirë në grupet kriminale. Emri i Dakos është dëgjuar gjatë përgjimeve që EULEX ka bërë ndaj një grupi kriminal, i cili operonte edh enë vendin tonë. Dako dyshohet se përmes këtij grupi ka kërcënuar qytetarët për të marrë kartat e kreditit për zgjedhjet e 25 qershorit.
Akuzat e PD-së janë edhe më të forta kundrejt Dakos.
TPZ.AL