TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër surprizë ka rezervuar Bashkia e Tiranës për kryeqytetasit.
Pas pjesëmarrjes dhe performimit qw ylli i muzikës botërore, Emeli Sande do të bëjë për “Natën e Bardhë” në Tiranë, një tjetër artist po kaq i mirëpritur do vijë në Tiranë. Bëhet fjalë për këngëtarin më “in” i viteve 2000, Enrique Iglesias.
Këngëtari pritet që në Tiranë të vijë në muajin maj
Lajmin ekskluziv e bëri me dije drejtorja e promovimit në Bashkinë e Tiranës, Juli Dhame e cila tha se Iglesias por dhe shumë yje të tjerë botëror duan të performojnë turnet në Tiranë.
E ftuar në programin “Pasditja ime” të gazetarit Eraldo Rexho, Dhame tha se evente të tjera kulturore pritet të zhvillohen përgjatë fundvitit në Tiranë.