LIFESTYLE, 21 Nëntor 2017, 12:33

Kastro i publikon foton qesharake të 11 viteve më parë: Ja si reagon Zaimina!

Një pjesë e mirë e publikut me siguri e mban mend se në fillimet e karrierës së saj në muzikë, Zaimina Vasjari është bërë e njohur për disa bashkëpunime me Kastro Zizon si kënga “Bonito” apo “Chupa Chupa”.

https://www.youtube.com/watch?v=y6_3Ii4r1fo

Dhe në kujtim të kohëve të shkuara, Kastro së fundmi i ka surprizuar të gjithë në Instagram duke postuar një foto të vitit 2006 ku ai dhe Zaimina, ende bionde asokohe, kanë pozuar së bashku për një foto mjaft komike.

“Më e bukura në vend”-ka shkruar Kastro në përshkrimin e fotos që duket se Zaiminën e ka vënë disi në siklet, por e ka bërë edhe për të qeshur. “Nuk di! Po ku i ruan këto arkiva kuuu?”-i komenton ajo mikut të saj të vjetër. xing.al