LIFESTYLE, 21 Nëntor 2017, 10:35

Bes Kallaku, me plane dhe projekte të reja...

Bes Kallaku, me plane dhe projekte të reja...

Bes Kallaku, humoristi që u bë i njohur në emisionin “Portokalli” e në të cilin fitoi eksperiencën e tij shumë vjeçare, tashmë e shikojmë të ftuar në disa studio televizive, por jo të angazhuar me punë në ndonjë media tjetër.

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, para disa javësh, ai shpjegoi arsyet e largimit nga “Portokallia”, të cilat ishin përgjegjësitë dhe projektet e tjera që e presin. Pa dhënë të tjera detaje Besi tha se: ka nevojë për pak pushim.

Sot ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, në Ora News, ku teksa po tregonte arsyet e largimit nga “Portokallia”, dha dhe lajmin ndoshta të shumëpritur nga ndjekësit e tij. Ai tha se ka menduar një projekt dhe dëshiron të ketë një emision të tij-in.

"Arsyeja ime kryesore e largimit është se dua të ndërtoj diçka timen. Bashkë me Erionin duam të ngrijmë diçka, së bashku me Ilir Muhametaj”. tpz.al