LIFESTYLE, 20 Nëntor 2017, 14:46

Anjeza Shahini prek me fjalët për Aleksandër Lalon: Sa do doja të të përqafoja

Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo si pasojë e një ataku në zemër.

Kjo ngjarje e hidhur ka tronditur botën e artit dhe shumë emra të njohur të skenës kanë bërë publike mesazhet e tyre ngushëlluese për kompozitorin e talentuar.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Anjeza Shahini, që me këtë dedikim të ndjerë për Lalon, ka prekur ndjekësit e saj.

“Më vijnë ndërmend shumë kujtime... Ato ditë kur përgatiteshim për koncertin e tij recital, vinte në Kombinat, më merrte me makinën e tij relike "Lalo's style" i thoja unë, dhe shkonim në shtëpinë e tij plot art për të bërë prova. I rrethuar nga një familje e mrekullueshme, që i donte aq shumë, sidomos Margen e mirë. Më trishtoi shumë ky lajm. Sa do doja, ti jepja edhe një përqafim të fundit e ti tregoja edhe njëherë respektin që kam ruajtur për këtë njeri me vlera të mëdha njerëzore. R.I.P.”- ka shkruar këngëtarja.