LIFESTYLE, 20 Nëntor 2017, 23:42

Ndjekësja e ofendoi: Kejvina Kthella e bën për ujë të ftohtë

Kejvina, velina e njohur e emisionit “Xing me Ermalin” ka tërhequr vëmendjen e publikut që në puntatën e saj të parë. Menjëherë ajo krijoi fansat e saj dhe numri i ndjekësve në Instagram u rrit brenda shumë pak ditësh. Por fama ka dy medalje e natyrisht që do krijonte edhe “armiqësira” të vogla te një pjesë e pubikut.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi modeles bukurishe me një nga ndjekëset e saj, e cila i ka shkruar Kejvinës një mesazh privat duke dashur ta ofendojë.

“Ke veshur brekët sot mi?”

“Po, po brek korçe.”- ia ka kthyer Kejvina me humor.

Por duket se vajzës nuk i ka dalë e keqja me aq dhe pas disa minutash i ka shkruar përsëri velinës, referuar një postimi të ri të saj.

“O idiote ça dmth me këtë”- e pyet

“Që ti të shohësh me sy e të plasësh me zemër. Paqe.”

“Me injorancën tënde mi?”-vazhdon vajza.

Por duket se Kejvina e ka lënë me kaq bisedën me të, duke i bërë publikë mesazhet e duke pyetur tashmë ndjekësit e saj nësë mund t'i shpjegonin se çfarë problemi kishte vajza në fjalë me të.