TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmja e së dielës në American Music Awards 2017 është mbushur me dhjetra shfaqje mahnitëse nga yjet më të mëdha të muzikës si Pink, Selena Gomez, Keith Urban dhe Luis Fonsi i "Despacito" .
Dhe këngëtari me më shumë trofe nga ky eveniment i muzikës botërore doli Bruno Mars, me plot shtatë të tilla .
Këngëtari i famshëm edhe pse nuk ishte i pranishëm në në Microsoft Theatre të Los Angeles për shfaqjen, ishte fituesi më i madh i mbrëmjes .
Ai fitoi çmimet si artisti më i mirë, albumi i preferuar Pop / Rock, artisti i preferuar mashkull Soul / R & B, albumi i preferuar Soul / R & B, video e vitit, kënga e preferuar etj.
Fonsi, Daddy Yankee dhe Justin Bieber u shpërblyen për një nga këngët më të mëdha në historinë latine me remixin e tyre "Despacito", ku fituan çmimiet për këngën më të preferuar dhe bashkëpunimin e vitit.
https://twitter.com/AMAs/status/932486809111609344